Barushi: Dinamo i ka munguar Kupës

Në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, dueli Dinamo-Skënderbeu zgjon kujtime të hershme. Ishte ngjitja në majë e korçarëve dhe rrëzimi i bluve edicioni i fundit kur dy skuadrat u ndeshën 9 vite më parë në Superiore. Barushi, administratori i Dinamos flet pas shortit të sotëm:

Barushi:

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Gjithsesi, kjo përballje i ka munguar kampionatit dhe këtyre dyja skuadrave prej 9 vitesh. Shorti mendoj që është një short i mirë. Shpresoj dhe them që me pak vështirësi mund ta kalojmë.

Ne e kemi objektivin që të vazhdojmë, t’i marrim ndeshjet një e nga një, pavarësisht se jemi ekip i Kategorisë së Parë. Shpresojmë që të shkojmë në gjysmëfinale. Mendoj që shorti ishte i mirë për ne. Jam shumë i kënaqur që në qoftë se do të arrinim në gjysmëfinale, të kthenim një derbi Dinamo-Partizani.

Ka 9 vite që ndeshja Dinamo-Skënderbeu nuk bëhet më, unë kam qenë faktor në fushën e futbollit, mendoj që është një ndeshje interesante. Edhe ky niveli i Kupës mund të bëhet në Pezë-Helmes, në kompleksin Internacional. Në gjysmëfinale dhe finale, përcaktohet nga stadiumi tjetër”, u shpreh Barushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!