Tirana zyrtarizon Muçin te Legia Varshavë

Ajo që flitej prej ditësh ka ardhur. Një supertalent shqiptar nga klubi i Tiranës, Ernest Muçi, kalon në kampionatin polak te gjigandët e Legia Varshavë. Klubi e ka zyrarizuar në Facebook.

Postimi:

“Ernest Muçi, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Varshavë! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci.

Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit.

Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve. Histori suksesi bardh’e blu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!