Dovuna, goli për…Kërçiç

sportiim2

kategoria Superiore java e 20:

Skënderbeu- Vllaznia1-1 (Dovuna 8’/ Dilaver 58’pen)

Skënderbeu ndryshe nga Tirana dje teksa nuk u kujtua për ish-presidentin e ndjerë Metush Seferi, i kushton sot një homazh ish futbollistit të njohur Milutin Kërçiç, ish-lojtar i Skënderbeut të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Ndeshja

Skënderbeu- Vllaznia

Skënderbeu në një duel të flaktë me Vllazninë e Shkodrës në Korçë. Vendasit e kanë nisur furishëm teksa që në minutën 8-të kanë kaluar përpara me Dovunën.

Një aksion model individual i Elvi Berishës nga krahu i majtë, sllallomi dhe pasimi për Denis Dovuna në hyrje të zonës dhe goditja potente e drejt e në rrjetë 1-0. Minuta e 8′

Në të 30-tën dy herë Adili mbi vijën e portës shpëton Vllazninë nga pësimi i golit të dytë.

Në fraksionin e parë, Vllaznia krijoji më shumë volum loje por rastet kanë rezultuar me pikatore

Pjesa e dytë nis me një penallti për Vllazninë . E shndërron në gol Haris Dilaver në të 58′

Në të 65′, Vllaznia sfumon mundësinë e golit të dytë me Da Silva për 2-1. Topi kalon jashtë. Nuk kanë të sosur rastet për shkodranët por me një Dajsinani në formë optimale në portë, Skënderbeu mbron barazimin.

?>