Duro: Jemi të gatshëm, çdo takim tri pikë…

Duro: “Nuabueze do mungojë gjatë por nuk kemi të gatshëm as Malotën që po bënte mirë. Nuk ka skuadra të vogla’.

Rikthehet të luajë në stadiumin e tij. Laçi i teknikut Shpëtim Duro pasi mundi së fundi Vllazninë dhe Bylis jashtë shtëpie, nesër përballë do të ketë Kastriotin duke nisur nga ora 13:00.

Tekniku bardhezi, teksa ka kryer volum të madh pune në seancat përgatitore me të tijtë por dhe bërë psikologun për të rritur moralisht skuadrën pas atij incidenti në ‘Adush Muça’, për ‘Sporti im.al’ shprehet se skuadrat e vogla duhen vlerësuar maksimalisht.

Flet Shpëtim Duro:

Dy takime një pikë me krutanët…

“Sigurisht kemi një ndeshje me Kastriotin që në dy takime na ka marrë 4 pikë por unë si trajner i Laçit jam ballafaquar vetëm njëherë në transfertë. Ka qënë një ndeshje që ne kemi luajtur shumë më mirë por kanë qënë disa episode që kanë kushtëzuar rezultatin e ndeshjes. E përseris, skuadra jonë ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.”

Katër fitore radhazi, morali në skuadër?

Patjetër jemi mirë moralisht sepse janë fitore radhazi janë ndeshje që skuadra ka treguar forcën e saj. Kemi pasur tri ndeshje të forta tri ndeshje në transfertë. Sidomos dy takimet e fundit në Shkodër dhe në Ballsh skuadra ka luajtur mirë dhe ka marrë maksimumin e pikëve në këto takime.”

Pas incidientit Bylis-Laçi?

“Incidenti sigurisht nuk është i mirë edhe pse ndodhin në futboll. Ne na ka dëmtuar shumë sepse dihet që Nuabueze është sulmuesi kryesor. E kam thënë dhe më parë që ai po kapte performancën e tij më të mirë. Na ka krijuar probleme por gjestin e tij unë dhe ne si klub nuk e pranojmë sepse pertej gjestit anti sportiv i prish punë vetes, i prish punë skuadrës për vazhdimësinë”.

Kastrioti?

“Çdo javë ka ato duelet e veta kundërshtarët…ndoshta duhet respekt për kundërshtarin, duhet vlersuar maksimalisht duke patur prasysh që këto takime nëse mendohet se i fiton lehtë, gabohesh. Unë e kam thënë; nuk ka ndeshje të lehta, dhe referuar ndeshjeve të kaluara, mendohet se do fitohet lehtë por e thashë, do respekt e vlerësim sepse Kastrioti ka një organikë të mirë dhe një skuadër të fortë që skuadrat pretendente e kanë shumë problem. Një skuadër që kur luan seriozisht, të krijon probleme. Kur nuk i vlerëson situatat është një Kastriot tjetër.”

Formacioni?

“Kemi dy mungesa të rëndësishme Nuabueze dihet do mungojë disa javë por mund të theksoj një mungesë e rëndësishme është edhe Malota. Ka patur një dëmtim muskulor gjatë javës. Duke ditur se dha kontribut të rëndësishëm me Vllazninë dhe në Ballsh duke figuruar ndër lojtarët më të mirë. Një forcë që në planet tona mungon.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!