Vllaznia në vështirësi, mungojnë 5

Vllaznia në vështirësi para transfertës korçare në program të dielën në 13:00. Raportet e fundit nga klubi verior i cili udhëheq Superioren që nga java e parë, flasin për shumë mungesa të kuqebluve të teknikut Tomas Brdariç.

Eni Imami, Herald Marku, Aleksander Isaevski dhe futbollisti më në formë te Vllaznia, Demir Imeri, nuk do mund të jenë në fushë. Por situata duket se përkeqësohet më tej kur flitet për një dëmtim të Mevlan Adilit, mbrojësit kryesor të Vllaznisë.

Në këto kushte stafi teknik i shkodranëve pritet të operojë duke improvizuar Gurishtën në qënder apo Alsid Krujën në rolin e mbrojtësit të djathtë. Gjithësesi, deri në ditën e ndeshjes, pritet të zbardhen disa nga pikëpyetjet e kontigjentit të Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!