Ndreu: Laçi i fortë, udhëtojmë për pikë

Kastrioti në sfidën e dytë sezonale në Laç. Një barazim në minutën e 94- pas golit të Plakut dhe një fitore në Kamëz pas golit të kurbinasit Prodani, janë 4 pikët e krutanëve që duket se kanë vështirësuar jo pak bardhezinjtë për ecurinë lart.

Nesër, sipas Ndreut, trajnerit të krutanëve, do tentohet e njëjta gjë- pikët. Tekniku në daljen për mediat tregon se Laçi është skuadër shumë e fortë por që ekipi i tij do luajë bukur dhe do synojë pikët.

Ndreu:

Kundërshtari?

Kuptohet, Laçi është një skuadër shumë e fortë, dhe që vjen pas disa rezultatesh pozitive. Një kundërshtar që këtë sezon ka si synim shpalljen kampion. Megjithatë, ne shkojmë në Laç, për të paraqitur më të mirën tonë, kjo ndeshje do ketë vlerësim maksimal, dhe shkojmë për të marrë rezultat pozitiv.”

Përballjet e kaluara…

“Jemi përballur dhe dy herë të tjera me Laçin, dhe futbolli ka edhe fat. Ndoshta ndeshjen e parë dhe mund ta humbshim, pasi barazuam me një gol të Plakut në fund. Por në ndeshjen e dytë luajtëm më mirë, ishte një ndeshje shumë e fortë, ne dhamë maksimumin, por dhe Laçi luajti shumë mirë, çka mund të fitoshin ata ose ne. Por ne ia dolëm, dhe ishte një gol që vendosi sfidën. Për ta lidhur me ndeshjen aktuale, siç thashë më lart, do japim më të mirën në fushë, kam besim se do marrim rezultat pozitiv.”

Gjendja e skuadrës?

Kemi patur shqetësime të lehta të De Silvës dhe Nezirit, të cilët dhe në përballjen e shkuar i zëvendësuam, megjithatë besoj se do jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Shqetësim tjetër është ai i Ajazit apo Okebugut, që nuk janë të gatshëm për këtë ndeshje. Dëmtimet në skuadër kanë qenë problem për ne, pasi janë fusha të dëmtuara dhe kanë ngarkesë të lartë, neve na penalizon pak edhe fusha e stërvitjes, pasi stërvitemi në tapet plastik dhe ndeshjet i bëjmë në fusha me bar natyral, ndaj ky është një problem.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!