UEFA anulon ‘Youth League’

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të anulojë edicionin 2020/21 të UEFA Youth League për shkak të pandemisë COVID-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Kjo është deklarata: “Komiteti fillimisht kishte vendosur vitin e kaluar të ndryshojë formatin e eventit dhe të shtyjë fillimin e saj, por që atëherë masat e ndryshme të vendosura nga autoritetet shëndetësore në të gjithë Evropën kanë vazhduar të evoluojnë. Kufizimet e udhëtimit që prekin pjesëmarrësit klubet krijojnë vështirësi të mëdha për organizimin e ndeshjeve dhe dy klube tashmë janë tërhequr nga gara.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA theksoi se nuk ka mundësi të shtyrjes së mëtejshme të fillimit të garës dhe se shëndeti dhe siguria e lojtarëve të rinj duhet të kenë rëndësi kryesore. Për fat të keq, kushtet për të rifilluar këtë garë ndërkombëtare për të rinj nuk janë përmbushur në rrethanat aktuale dhe UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve janë konsultuar dhe kanë ndarë idenë e anulimit të këtij sezoni të kompeticionit të të Rinjve të UEFA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!