UEFA radhit, Mbape, Salah, Haland, Olivera…

UEFA ka përcaktuar lojtarin më të mirë të ndeshjeve të para të raundit për 1/8 të Ligës së Kampionëve, të luajtur të martën dhe të mërkurën.

Padyshim, Kylian Mbape, lideri absolut i Paris Saint-Germain në ndeshjen kundër Barcelonës u shpall njeriu i javës të këtij turneu. Tre gola në fitoren 1-4 në Camp Nou me blaugranët e ngjitën në majë.​​

Francezi la prapa sulmuesin egjiptian Mohamed Salah, protagonist në fitoren e Liverpul kundër Lajpcig dhe Erling Haland, i cili shënoi dy herë në Sevilje duke mbajtur veshur fanellën e Dortmundit.

Vendi i katërt për mesfushorin e Portos, Serxhio Oliveira, i cili luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Juventusit përgjatë fitores 2-1 në ‘Dragao’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!