Mbape mund Barcelonën, zgjohet Liverpul

Nuk mjaftoi entuziazmi i tifozëve të barcelonës përpara se skuadra e tyre të futej në ‘Camp Nou’. Në ndeshjen me PSG, të tjetërsuar pas ardhjes së Poçetinos, Barcelona e Koeman zhgenjeu tërësisht në të vajtjes.

Fillimisht Mesi realizoi nga penalltia (23′) duke dhënë idenë se katalanasit do ishin triumfatorë por më pas në skenë ngjitet 21 vjeçari Kilian Mbape dhe kampionët e Francës nisin të mendojnë për triumf.

Sulmuesi i Parisit barazoi në të 32′ pas një topi të ardhur nga e majta. Në pjesëne dytë Mbape shënon edhe të dytin (65′) ndërsa Kin gjën të tretin në të 70′.

Nuk ka të ndalur Mbape me kampionin e botës që shënon në të 85-tin golin e tretë personal dhe të katërtin për Parisin. Topi është i tij. Hap i madh drejt kalimit të turit.

Ndërkaq në ‘Pushkash Arena’ të Budapestit, Liverpul me Salah dhe Mane, realizon dy gola në portën e Lajpcigut. Golat e shpejtë 53′ dhe 58′, i vendosën kapakun krizës së Liverpul i cili ndeshjen e kthimit duket se do ta ketë “lojë fëmijësh”.

Champions League/ 1-8

Lajpcig- Liverpul 0-2

Barcelona- PSG 1-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!