Klop ndaj gjermanëve të Lajpcig

Në 21:00 Lajpcig-Liverpul në takimin e vajtjes së Ligës së Kampionëve.

Lajpcig dhe Liverpul pas pak për 1/8 e Ligës së Kampionëve në Budapest. Një sfidë vajtjeje e veshur me mister. Vendasit në formë të mirë sportive ndërsa Reds-at vijnë nga disa takime jashtëzakonisht negative.

Gjermanët janë një skuadër e re në arenën e lartë europiane por në pak kohë kanë ditur të imponohen. Ndaj dhe precedentët nuk ekzistojnë.

Vetëm një precedent midis Jurgen Klop dhe Julian Nagelsmann, në parapërgatitjet e Ligës së Kampionëve 2017/18: Reds mbizotëruan kundër Hofenheim(drejtohej nga tekniku aktual i Lajpcig) duke fituar edhe ndeshjen e parë edhe atë të kthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!