Pepe- Ronaldo takim në Dragao

Shtypi i sotëm sportiv, hap thuajse kudo faqet e para me Kilian Mbape. Me tri golat e francezit të martën në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës dhe Mesit.

Sot në fushë dy takime të tjera për 1/8-at. Porto-Juventus dhe Sevilja-Dortmund. Një njohje e vjetër përballë do jetë në Porto aty ku me vendasit aktivizohet 37 vjeçari Pepe. Te bardhezinjtë kristiano Ronaldo.

Të dy veteranët konsiderohen kampionë të mëdhenj që kur bënë histori te Real Madrid por dhe te përfaqësuesja e Portugalisë.

A Bola shkruan:
“Zotërinjtë e Champions”
Referenca është për Pepe dhe Kristiano Ronaldon. Ballë për ballë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të planifikuar për sonte midis Portos dhe Juventusit në stadiumin’Dragao’ të Portos.

Një duel midis miqve të vjetër dhe fytyrave historike të turneut. 274 paraqitje në dy në garë ndërsa kanë ngritur kupën së bashku tri herë.

Champions sot ora 21:00 në të vajtjes:

Porto- Juventus

Sevilja-Borusia Dortmund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!