Kthehet Vangjeli, Tirana tjetër sfidë në shtëpi

Kristi Vangjeli i bashkohet Tiranës në seancë. Pas largimit nga jeta e vëllait të tij Pavli pak ditë më parë, korçari ende nuk kishte vendosur për tju bashkuar bardhebluve.

Por Vangjeli ka gjetur forcë dhe është grumbulluar me skuadrën kampione ndërsa Shehi do mund ta llogarisë kontigjent të skuadrës për takimin e radhës.

Edhe pse me gjëndje të rënduar psikologjike me mbështetjen e madhe nga klubi Tirana por dhe gjestit të klubit të Kukësit me atë dedikim goli për të vëllain e tij të ndjerë, duket se mbrojtësi do kthehet të bëjë futbollistin në fushë.

Tirana ka një takim deçiziv këtë të shtunë me teutën në Selman Stërmasi’. Humbja me Kukësin ka prishur disi planet e Shehit për kreun dhe prova e radhës do të jetë përcaktuese për fatet e sipërme të bardhebluve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!