Bylis gjën fajtorët e dhunës

Pas Laçit reagon edhe Bylis. E gjitha lidhur me dhunën e djeshme në ‘Adush Muça’ mes Nuabuezes dhe dhjetra futbollistëve e drejtuesëve të klubit vendas. Ndryshe nga kurbinasit teksa ngarkojnë me përgjegjësi dhe pezullojnë shkaktarin e sherrit Kirian Nuabueze, te klubi i Bylis, më së shumti merren për të gjetur fajtorët.

Reagimi i Bylis:

Ne si klub e dënojmë dhunën, dhe reagimin e lojtarit tonë, Xhoi Carkanji, pavarësisht se nga pamjet “live” apo dhe analiza që i kemi bërë takimit, duket qartë që sulmuesi i Laçit Kirian Nuabueze, bëhet tri herë provokator, ku fillimisht godet Jankun me bërryl, më pas kur mbrojtësi është i shtrirë dhe mer ndihmë mjekësore, e gjuan me grusht. Duket qartë nga pamjet “live” që lojtari ynë Carkanji mbron shokun e tij dhe e largon fillimisht Nuabuezen, që me nerva të pakontrolluara fillon e përdor grushtet e shkelmat, duke e provokuar lojtarin tonë të reagojë. Por, kjo nuk do të thotë që ne mbështesim reagimin e lojtarit tonë, i cili e la skuadrën me dhjetë vetë në një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivat tona. FK BYLIS garanton aktorët e futbollit se ka qenë, është dhe do të jetë kundër dhunës, duke pranuar rezultatet që do të prodhojë fusha e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!