Burreli për kreun, Grupi A i gjithi në… ‘lupë’

Me Dinamon e cila do duhet të pushojë, Burreli i vendit të dytë i ka të gjitha shanset që sot të kapë kreun e Grupit A në Kategori të Parë. Matjanët e Nikajt shfrytëzuan më së miri javën e kaluar humbjen e bluve dhe pas fitores ndaj koplikasëve në transfertë, renditën të dytët me 1 pikë më pak se skuadra e Morieros. Sot një fitore ndaj Vorës në ‘Liri Ballabani’, i dhuron kreun…

Ndërkaq në këtë grup luhen dhe tri përballje të tjera. Në pamje të parë, të gjitha duken finale. Korabi i Canajt, domosdo synon tri pikë ndaj Orikut për të mbetur në valle për zonën lart. Po ashtu Besëlidhja e teknikut Bardhi që nuk po arrin të imponohet si pretendente e denjë e Grupit A.

Me mjaft interes sfida e Shijakut teksa Erzeni i Bubeqit, duket se e ka nisur me marsh tjetër 2021-in. Fitorja ndaj Dinamos në Pezë javën e kaluar, tregues i qartë se Erzeni kërkon një vend në 5-ën finaliste të fazës së tretë.

Grupin B, luhet vetëm Pogradeci- Besa e Kavajës. Kjo sfidë i ngjan një finaleje të parakohëshme duke ditur faktin që si ‘liqenorët’ ashtu dhe verdhezinjtë, e kanë të pamundur dështimin. Të tjerat nesër.

Kategoria e Parë, java e 11-të

Grupi A:

13:30

Korabi-Veleçiku

Burreli-Vora

Besëlidhja-Partizani B

Erzeni-Oriku

Grupi B

13:30

Pogradeci-Besa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!