Shpëtim Duro: Kudo për tri pikë

Laçi me Shpëtim Duron në krye është tjetër histori. Pasi mundi skuadrat e forta, javën e kaluar mundi edhe Vllazninë kryesuese në Shkodër duke i dhënë të tjera nuanca garës në vijim.

Një supermaci bardhezi e cila dukshëm prevaloi në lojë e shifra teknikë. Nesër ndaj Bylisit në ‘Adush Muça’ (14:00), kurbinasit për të treguar forcën dhe shpalosur cilësitë më të mira.

E thotë trajneri në një prononcim për ‘Sporti im.al’. “Respektojmë Bylisin por Laçi kudo udhëton për fitore”. Tekniku nuk e permend por Malota dhe Selmani mbase dhe Turkaj, janë alternativat prapa aty ku të pezulluar janë titullarët Obanor e Ignjatoviç.

Flet Duro:

Objektivi?

Sigurisht në këtë fazë ku ka hyrë kampionati ne shkojmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Edhe në këtë takim duam maksimumin por duhet ta vlerësojmë jashtëzakonisht shumë ekipin e Bylisit jo për faktin që është në fund por ka organikë të pasur.Të mos e vlerësojmë nga pozicioni. Pra është fushë që kjo skuadër ju ka hapur të gjithave probleme. Kështu që vlerësimi ynë për këtë takim është maksimal.

Situata në skuadër?

Situata në ekip është e mirë, pozitive sepse vijmë pas shumë rezultatëve pozitive dhe morali është i lartë. Normalisht kemi probleme përsa i përket formacionit sepse kemi dy mungesa të rëndësishme, janë dy lojtarë bazë të mbrojtjes siç janë Obanor dhe Ignjatoviç por shpresojmë t’i zëvendësojmë dhe ata që do të luajnë në vendin e tyre të justifikojnë 100% aktivizimin.

Formacioni?

Të shikojmë nesër. Nuk e kemi vendosur akoma. Deri në momentet e fundit sepse jam në dyshim si do luajmë. Duke parë mungesat në mbrojtje”.

Përpara? Pjesa përpara është e plotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!