Perla e Karabecit, mbyll…diskutimet

Kategoria Superiore, java e 19: Teuta- Skënderbeu 2-0 (E. Vila 32′, Karabeci 94′)

Një supergol i Karabecit në të 94-ën mbylli ‘gojët e liga’ për të komentuar si një ndeshje të dobët të Teutës sot ndaj Skënderbeut në ‘Niko Dovana’.

Fitorja 2-0 në dukje, nuk lë shtigje për hamendësime por loja e Skënderbeut dhe rastet e shumëta të tyre në fraksionin e dytë, shfaqin anën tjetër të medajles. Një Teutë apatike në pjesën e dytë, pa shumë vizion e shpesh e detyruar të vuajë presionin bardhekuq.

Megjithatë aksioni ‘alla Mesi’ i Bregut në të 32-ën nga e majta teksa në fron duken plot 8 fanella bardhekuqe në ndjekje, si dhe sherbimi për E.Vilën në zonën e vogël, pasuar me golin e përparësisë, mund të jetë tregues që Teuta menaxhoi rezultatin.

Për të mos kaluar më pas në shtesë kur Karabeci dyfishoi me atë perlë në këndin e djathtë të Dajsinanit. Teuta e dyta, 4 pikë më pak se Vllaznia

Nesër ndeshjet e tjera të javës së 19-të duke nisur nga ora 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!