Vemendje në ‘Selman Stërmasi’, Superiorja në fushë

Me rregulla të reja. Sporti në tërësi dhe futbolli në veçanti do duhet të spostohet në orare. Ora policore vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për shkak të situatës së rënduar me pandeminë Koronavirus për dy javë, ka bërë që disa takime të planifikuara me drita, të avancojnë para në kohë.

Sot, sipas programit të FSHF-së, të gjitha takimet e javës së 19-të do të luhen duke nisur nga ora 14:00.

Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana, kampionia në fuqi për të tentuar tri pikë ndaj një Kukësi me luhatje të shumta. Shehi dhe Josa kanë se cëarë të kërkojnë sot. Fituesi i bashkohet grupit të parë ndërsa humbësi shkelmon fort objektivat lart.

Bylis për të dalë nga vorbulla e rrëzimit një kategori më poshtë. Rrugë të cilën e ka bërë shpesh dekadën e fundit. Sot do duhet të kalojë skuadrën më në formë të momentit, Laçin. Duro thotë se skuadra e tij i ka kualitetet për të fituar në çdo transfertë.

Kastrioti po shfaqet si skuadër e madhe. Në fakt fitorja e javës së kaluar me Kukësin në ‘Loro Boriçi’ veëse ka zgjuar ndjenjën se krutanët mund të kenë shpëtuar që tani kategorinë por Ndreu sot ndaj partizanit në Kamëz, kurrësesi nuk do dëshironte humbjen. Partizani i plotë dhe pas ndalesës së Vllaznisë një javë më parë, shihet si rivali potencial për të sfiduar kreun. Elementët i ka, fanellën po e po…

Në fund dueli i Vllaznisë me Apoloninë në Shkodër.Takim i lehtë në letër për vendasit e Brdariç të cilët me gjasë, kanë kuptuar se golin nuk mund ta bëjnë që nga “biçikleta”. Aq më tepër që sërish përballë do të kenë një skuadër me tipar dallues, lojën e shpejtë.

Kategoria Superiore, java e 19-të:

14:00

Bylis-Laçi

Tirana-Kukësi

Kastrioti-Partizani (Kamëz)

Vllaznia-Apolonia

Dje:

Teuta- Skënderbeu 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!