Tjetër triumf në gjyqe, Demiri pret…Zilinën

FIFA duket se me prezencën e pandemisë Koronavirus, do të ketë shumë punë me parregullsitë në kontara dhe borxhe mes lojtarëve, drejtuesëve dhe vetë klubëve të caktuara.

Janë intensifikuar dhe rastet shqiptare teksa i fundit lidhet me mbrojtësin e Kukësit Besir Demiri. Mësohet se futbollisti nga Maqedonia e Veriut, e ka fituar gjyqin me MSK Zilina, për shkak se sllovakët e ndërprenë kontratën me mbrojtësin e majtë pa arsye. Zilina largoi shumë lojtarë me pretekstin se nuk i përballonte dot financiarisht gjatë pandemisë.

Avokatët e Demirit dërguan çështjen në FIFA dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtë mbrojtësit që luan në Superiore me Kukësin.

Demiri ka fituar dhe Zilina duhet të derdhë në llogarinë e mbrojtësit shumën e 180 mijë eurove, por dhe një interes prej 5 për qindësh të përllogaritur nga qershori.

Brenda 45 ditësh ekipi sllovak ka afat ndërsa e kundërta e penalizon me mbylljen e merkatos në tre sesione. Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjithë tagrin e penalizimëve të tjera të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!