Martini: Jemi të plotë, tri pikë ndaj Skënderbeut

Teuta- Skënderbeu nesër në ‘Niko Doana’, hap javën e 19-të ose të tretë të edicionit të 82 -të Kombëtar të futbollit. Durrsakët, në letër favoritë, do të kërkojnë me insistim tri pikët për të ngushtuar në 4 pikë diferencën me Vllazninë kryesuese.

Edi Martini tekniku i Teutës, tha sot për ‘Sporti im.al‘ se fitorja e tri pikëve nesër ndaj korçarëve është gjëja më e panegociueshme e momentit.

Vjen Skënderbeu, si është gjendja te Teuta?

Ne jemi përgatitur intensivisht dhe jemi gati për të marrë fitoren. Nuk kemi alternativë tjetër. Ndonëse Skënderbeu është në fund, ne e kemi vlerësuar pasi nuk po kemi një raport aq të mirë me fushën tonë ku fitoret janë me pikatore. Shkurt jemi gati dhe duam tri pikë”

Bregu është shprehur se ende ai dhe Krasniqi nuk janë përshtatur…

Ndoshta duhet dhe pak kohë për të ardhur te forma e tyre që unë njoh por pavarësisht se janë kualitativë, presim akoma më shumë jo vetaëm nga ata por nga e gjithë skuadra”.

I plotë grupi?

Do na mungojë vetëm Plaku. Të tjerët janë gati”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!