Brdariç: Duam pikët maksimale

Tomas Brdariç në prag të ndeshjes nesër me Apoloninë (14:00) u paraqit në konferencë për shtyp duke u përgjigjur pyetjeve të pranishmëve. Tri ndeshje dy pikë, kanë shqetësuar teknikun dhe ndaj Apolonisë kreu i stolit e deklaron se nuk ka rrugë tjetër veç fitores….

Flet Brdariç:

Apolonia…

Ndeshje e vështirë. Mendoj duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip. Nesër është një ndeshje, janë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara. Në këtë javë, jemi të përqëndruar më shumë te kjo ndeshje”.

Dy mungesa (Adili H.Marku)…

Kemi alternativa dhe mundësi. Kemi punuar këtë javë. Secili e di për planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë”.

Vllazni ndryshe në 3 ndeshjet…

Nuk dua të justifikoj situatën. E shpjegova javën e kaluar. Nuk dua të bëj justifikime. Jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet që njerëzit prisnin. Smund të sndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, por pastaj kemi treguar që ne të shkojmë përpara”.

Dilaver

“Po shqetësohemi në fakt. E di që të gjithë i pëlqejnë sulmuesit tanë. Presim që nesër sulmuesit tanë të hidhen në sulm dhe të gjejnë shënjestrën”.

Tim Brdariç gati për debutim

“E kam thënë dhe herë të tjera. Është një futbollist nga shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlerë klubit. Nëse ka ardhur që të futet në fushë, do ta bëjmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!