Superiore, bilanci 18-të

Përfundimi i gjysmës së ndeshjeve të edicionit të 82-të në Kategorinë Superiore, domosdo që vjen përmes treguesëve teknikë aktualë.

Skuadra surprizë, të tjera larg pritshmërive, merkato pozitive e të dështuara, goleadorë të rinj e të zbrapsur, fusha ‘neutro’ e të baltosura, tifozë pa limite në tribuna e në fund trajnerë të larguar e të afruar me shumicë.

Në bilancet e gjysmës së sezonit, padyshim Vllaznia e Shkodrës dhe Partizani i Tiranës, duken më të mirat e garës. Ndonëse Partizani edhe pse i penalizuar nga FIFA për merkato për këtë pjesë të sezonit, llogaritej të ishte në zonën ‘euro’, asisei Vllaznia nuk ishte e kuotuar si skuadër e kreut. Megjithatë shkodranët me mjaft progres në organizim e fushë, binden se meritojnë të jenë në krye.

Laçi i Duros në vendin e duhur. Llogaritur pozicionin e 7 javëve të para. Sot bardhezinjtë forcë kryesore. Sikundër dhe Teuta. Ndonëse me hope, Teuta i ka pikët…

Keq Tirana e Kukësi. Dy klube në sintoni për dështime në pankinë, merkato e klasifikim provizor.

Sukses dhe ‘duartrokitje’ për Kastriotin. Ekipi me rezidencë pranë kështjellës së kastriotëve, e bëri lëmsh renditjen. Shpesh me prezantime mbresëlënëse e me pikë ndaj të fortave.

Byils dhe Skënderbeu do duhet të këmbejnë marsh për të bërë ekipet që ishin një apo dy vite më përpara. Si kurrë më parë me objektivë të parealizuar. Apolonia brenda logjikës. Por vetëm gjysma e gares pasi të premten nis faza e 3-të.

Kategoria Superiore, Java e 19-të:

12 shkurt:

18:00 Teuta-Skënderbeu

13 shkurt:
14:00 Tirana-Kukësi
14:00 Bylis-Laçi
14:00 Kastrioti-Partizani (Kamëz)
17:00 Vllaznia-Apolonia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!