Tirana shënon shpejt, Shehi fitorja e dytë si bardheblu

Kategoria Superiore, java e 18: Tirana-Skënderbeu 2-0 (Seferi 10, Hoxhallari 18′)

Tirana fundos Skënderbeun në pak minuta në ‘Selman Stërmasi’.
Seferi në 10′ dhe Hoxhallari në të 18 bëhën autorë të dy golave të bardhebluve në pjesën e parë aty ku shënohet edhe një shtyllë e Ernest Muçit.

Një sfidë e cila nisi me një minutë heshtje në nder të ndarjes nga jeta të vëllait të Kristi Vangjelit, Pavli Vangjeli dy ditë më parë. Taulant Seferi dedikoi golin pikërisht 36 vjeçarit të ndjerë.

Minutat në vijim rodhën të qeta por gola nuk pati. Tirana në kuotën e 26 pikëve. Për Shehin dy fitore radhazi…

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Gyamfi, Batha, Torassa, Cale, Seferi, Muçi. Trajner: Orges Shehi

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Falou Nxhie, Sadriu, Zguro, Taipi, Dumfur, Zhan Viktor, Mara, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!