Hoxha mban Partizanin, Bylis humb penallti

Kategoria Superiore, java e 18: Bylis- Partizani 1-2 (Carkanji 86’/ Çinari 56′, Cara 81′)

Tri pikë për Partizanin në Ballsh dhe vendi i dytë me 31 pikë. Pesë më pak se lideri Vllaznia.

Partizani u vendos në vështirësi gjatë pjesës së parë kur në fund të këtij fraksioni (40′) në përballjen ndaj Bylis në Ballsh, mori një penallti. Kojiç për Bylis nuk arriti të shënojë. Ishte pikërisht portieri Alban Hoxha ai që bën heroin kur priti i sigurtë nga 11 metra.

Në pjesën e dytë një tjetër penallti e fituar dhe këtë radhë është Erald Çinarui i cili pasi fiton penalltinë e shndërron në gol në të 56′-ën. Në fund Cara shënon të dytin për Partizanin pas një aksioni personal e të konkluduar në të 86′. Një gol nga Carkanji në të 86′ vetëm për statistikë. Pas daljes me karton të kuq të Ymeralilajt gjërat u përkeqësuan për vendasit.

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Preka, Stojanoviç, Ndreca, Aleksandre Garsia, Hyseni, Antoni, Harba, Qardaku, Kojiç
Trajner: Veljko Dovedan

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Broja, Belica, Hakaj, Murataj, Cordeiro, Bardhi, Mala, Stenio Xhunior, Çinari
Trajner: Ilir Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!