Brdariç: Do ta sulmojmë Laçin,uroj mos të ketë shi

Brdariç: “Do të ketë një surprizë të madhe nesër në formacion. Duro ekspert i Kategorisë Superiore”.

Tomas Brdariç i shoqëruar nga Jonuzi dhe Imeri, doli sot në konferencën e zakonëshme për shtyp duke i paraprirë ndeshjes së nesërme Vllaznia- Laçi (18:00) në program në ‘Loro Boriçi’.

Tekniku vlerësoi rivalin dhe tha se Vllaznia ka një surprizë të madhe nesër. Me gjasë kjo sentencë e ‘kamufluar” për mediat e kroato-gjermanit, lidhet me ndonjë futbollsit në fushë. ‘Besoj se kemi shumë energji për nesër‘- thotë ish lojtari i kombëtares gjermane.

Brdariç:

Gjëndja e Vllaznisë?

Mirëmëngjes. Besoj se kemi shumë energji për nesër. Jemi maksimalisht të përgatitur për të dhënë maksimumin nesër kundër Laçit.Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qënë të ngjeshura dhe terreni ka qënë shumë i vështirë.

Nesër luajmë në shtëpinë tonë, shpresoj të mos ketë shi dhe të luajmë atë lojen tonë të zakonëshme.

Mungesa e Krymit?

Nesër nuk do të jetë Krymi por do të kemi një alternativë tjetër”.

Afrimet e merkatos, do jenë të gatshëm nesër?

“Futbollistët janë këtu, janë të gjithë të gatshëm. Laçi ka ekip shumë serioz, ka një trajner me të vërtetë me shumë eksperiencë në këtë ligë dhe shpresj që të japim më të mirën.Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur”

Laçi vjen pas dy fitoreve të rëndësishme dhe kërkon fitore në Shkodër…I trembëni?

Mendoj se jemi në një pozicion komod dhe e kemi merituar. Nuk duhet të shohim çfarë kemi bërë në të shkuarën. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar ndeshjen, dhe ne mund të fitojmë në këto kushte.”

Hakmarrje për humbjen në laç?

“Kemi humbur kundër Laçit kemi qënë të mërzitur, sikurse dhe kundër Kukësit, por tani kemi mësuar nga këto ndeshje.”

Vini pas dy barazimëve, cfarë do ndryshojë nesër?

Është proces. Të gjithë duhet të bëjnë detyrat e veta. Për mua është shumë e rëndësishme që jemi një ekip dhe punojmë kundër topit dhe të gjithë të bashkohemi në sulm. Është me rëndësi se si do të sillemi në terren, të shkojmë me shumë forca në sulm dhe të shohim si do shkojë. Në fund të shohim se çfarë kemi bërë”

Do ketë ndryshime të forta në formacion?

“Kemi dhe një seancë tjetër, do shohim formën e lojtarëve dhe do vendosim se cfarë do të bëjmë. Nesër do vendosim formacionin përfundimtar. Do të ketë një surprizë të madhe por e dinë të gjithë futbollistët që duhet të japin 100%”./Sporti im/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!