Duro: Vllaznia? Do intrepretojmë lojën tonë

Intervistoi: Isuf Myrtaj

Në prag të ndeshjes së nesërme me Vllazninë në transfertë, trajneri i Laçit Shpëtim Duro, për Sporti im.al tha se skuadra e tij është gati për të nxjerrë një tjetër ndeshje të nivelit të lartë.

Mungesën e Mazrekajt e sheh të rëndësishme ndërsa shton se lëvizjet në formacion do të jenë në vartësi të kundërshtarit. Tekniku kryeqyetats ka një përgjigje falenderuese për fjalët e mira të deklaruara sot nga Tomas Brdariç teksa e quajti Duron ekspert të madh të Kategorisë Superiore.

Flet Shpëtim Duro.

Cfarë Laçi do shihet nesër?

Sigurisht që nesër do shihet një skuadër jo ndryshe, por një skuadër që ka qënë pothuajse gjithë këto ndeshjet nën drejtimin tim.”

Do synoni tri pikë apo thjesht do preferoni të mos humbni?

Ne respektojmë kundërshtarin pasi është me meritë, është skuadra e vendit të parë, luan në shtëpi. Një ndeshje shumë e rënësishme, do bëjmë maksimumin për të nxjerrë një ndeshje të mirë dhe sigurisht po bërë ndeshje të mirë do marrësh dhe rezultatin që do. E rëndësishme ndeshja të interepretohet mirë ndaj një skuadre si Vllaznia”

Gjëndja e skuadrës?

“Gjëndja e skuadrës është e mirë, skuadra gjëndet e plot[ me përajshtim të mazrekajt. Një mungesë shumë e rëndësishme në këtë moment duke patur parasysh që është lojtari më në formë i momentit. kampionati është i tillë, parashikohen dhe situata të tilla. Kam besim dhe te lojtarët që do aktivizohen për të dhënën maksimumin.”

Formacioni?

Normalisht nuk do të ketë ndyshime të mëdha nga ndeshjet e fundit. Sigurisht mund të bëjmë një apo dy lëvizje. Në vartësi dhe të kundërshtarit. janë gjëra normale.”

Brdariç sot në konferencë ju quajti ekspert i madh i trajningut në Superiore. Një përgjigje?

“E falenderoj. Kam respekt për punën e tij që ka bërë këtë sezon me Vllazninë. Është me meritë në vend të parë. Në këto situata që ishte pa pretendime në fillim të kampionatit gjëndet në krye dhe merita kryesore i shkon trajnerit.

Një kuoriozitet sepse kemi dhe një lidhje me të kaluar të përbashkët. Kemi drejtuar Shkëndijen e Tetovës. Unë kam qënë dy herë dhe Brdariç ka drejtuar një periudhë të shkurtër pas meje si trajner i Shkëndijes.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!