Prenga e Uzuni bashkë, sot dhe nesër…

Mbrojtësi zëvendësoi Mateus, beratasi në modë golin.

Herdi Prenga mbrojësi 26 vjeçar debutoi me ekipin e tij të ri Kisvarda në Hungari duke patur fatin të përballet që në debutim me kampionët e Ferencvarosh pjesë e së cilës prej verës është Myrto Uzuni.

Por tej barazimit 1-1 (goli i Uzunit), sot skuadra Kisvarda (17:30), e treta në tabelë, ka një superndeshje me MTK Budapest e cila renditet një pikë prapa dhe sikundër ekipi i mbrojtësit mirditor, synon me ngulm zonën europiane.

Debutimi në të 53-tën duke marrë vendin e brazilianit Mateus Leoni por dhe nota e lartë vlerësuar pas ndeshjes, me gjasë do ti japin më shumë minuta futbollistit shqiptar.

Sakaq, ekipi kryesues i Myrto Uzunit,Ferencvarosh, luan nesër në mbrëmje në transfertë me Ujpesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!