Juventus mund Interin dhe afrohet me finalen e kupës

Kupa e Italisë Gjysmëfinale e vajtjes: Inter-Juventus 12 (Ronaldo 26′ pen, 35′)

Pa Lukakun e skualifikuar dhe Hakimin, Inter e pati të vështirë të fitojë ndeshjen e vajtjes për kupën e Italisë në San Siro ndaj Juves.

Në fakt zikaltërit e nisën mjaft mirë ndeshjen teksa në të 9′ Lautaro Martinez pas një aksioni nga e djathta, i rremben kohën De Ligt dhe kalon një top në rrjetë mes duarvë të Bufon.

Më pas vjen një penallti e dyshimtë dhenë nga VAR në favor të Juves. Ronaldo nga 11 metra godet në qënder-lartësi dhe bën 1-1. Pa u mbyllur pjesa e parë, një gabim prapa te zona e Interit mes mbrojtjes dhe Handanoviç me Kristianon që vjedh topin, kohën dhe me porten bosh por nga një pozicion shumë i prirët godet saktë. Topi prek shtyllën dhe përfundon në rrjetë.

Në pjesën e dytë, megjithë përpjekjet e formacionit të Kontes. situata nuk ndyshoi dhe Juventus hedh një hap goxha të madh për kualifikimin kur pas një jave pret Interin në shtëpi. Gjysmëfinalja Napoli- Atalanta luhet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!