Dështon Arsenal, Junajtid shpartallon Sauthempton

Arsenal bie pas disa rezultateve pozitive. Ekipi i Mikel Artetës u mund sot nga Uolves 2-1 në një takim ku ‘topçinjtë’ luajtën me 2 futbollistë më pak për shkak të kartonëve të kuq të David Luiz dhe Bernd Leno.

Po 2-1 fiton dhe Shefild Utd ndaj rivalit në fund për mbijetesë Uest Bromuiç.

Ndeshja Mançeseter Junajtid- Sauthempton doli nga ‘konteksti’ pas daljes me karton të kuq të futbollistit të miqëve Aleksandër Jakenvitz që në minutën e 2-të. Vërshuan lumë golat e Djajëve 4-0 që në 45 minutat e para.

Në 69′-ën dhe 72′-ën Junajtid godet sërish për 6-0. Për të 7-tin mendon Bruno Fernandesh teksa realizon nga penalltia. I teti vjen në limite me Marsial (dopietë). Goli i nëntë në shtesë nga Daniel Xhejms.

Njukasëll-Kristal Palasë i shkoi miqëve të cilët u imponuan për 1-2.

Premier, java e 22-të:

Uolves- Arsenal 2-1

Shefild Utd-Uest Bromuiç 2-1

Njukasëll- Kristal Palasë 1-2

Mançester Junajtid – Sauthempton 9-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!