Liverpul katastrofë, Siti në arrati

Liverpul shokon tifozët e tij por dhe klubin me humbjen dramatike ndaj Brajton në ‘Anfield 0-1’. Stiven Alzate realizoi për miqtë në 56-ën.

Për Reds, në fushë për 64′ Xherdan Shaqiri ndërsa te Brajton një tjetër shqiptar me pasaportë zviceriane Andi Avdi Zeqiri i cili ka pranuar kërkesën e Kosovës për të veshur fanellën dardane.

Fiton Mançseter Siti dhe arratiset në krye, po ashtu tri pikë Everton në fushën e Lids. Kalon pa probleme Lester në fushën e Fulham ndërsa vijon të surprizojë Uest Hem i David Mojes teksa edhe sot mposhti Aston Vilën 1-3.

Premier: java 22:

Liverpul- Brajton 0-1

Aston Vila- Uest Hem 1-3

Lids- Everton 1-2

Bërnli- Siti 0-2

Fulham- Lester 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!