Mëllugja prezantohet te Partizani

Klubi më aktiv në sesionin e merkatos së dimrit, Partizani, prezantoi sot mesfushorin matjan, Donald Mëllugja si futbollistin më të ri të tij.

Mesfushori shkatërrues i Bylsit deri dje, ishte edhe në planet e Tiranës por me gjasë prania e Muratajt te Partizani (edhe Murataj iu bashkua klubit të kuq në janar) ka ndikuar te 25 vjeçari.

Por klubi sot ka prezantuar edhe Franci Lalën (21) me të shkuar te Luftëtari i Gjirokastrës. Marko Van Basten Çema u njoftua nga klubi si afrim për te Partizani B.

Njoftimi i klubit:

 Donald Mëllugja është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 25 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Bylis.

Mëllugja ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori do t’i bashkohet ekipit në stërvitje ditën e martë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!