Muçit i del emri në Austri

Nga 9 janari 2021 deri në 8 shkurt 2021, klubet austriake të Bundesligës kanë kohë për të nënshkruar lojtarë të rinj.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kriza e vazhdueshme ardhur prej pandemisë globale Koronavirus po bën që klubet të rrudhen financiarisht, prandaj do të jetë interesante të shihet se cilat klube janë të suksesshme me nënshkrime të reja.

Në një analizë të shurtër që bëjnë mediat sportive në Austri teksa zbardhin edhe piketimet e klubëve të Bundesligës austriake, bie në sy emri i sulmuesit 19 vjeçar të Tiranës Ernest Muçi.

Me gjasë sulmuesi bardheblu që kur u shfaq golashënues me U21 të Shqipërisë ndaj homologëve të Austrisë (1-5), është piketuar për tu afruar nga Rapidi i Vjenës. Muçit i del emri në Austri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!