Talenti Musila, bën ‘lëmsh’ tri Kombëtare

Xhamal Musila, lindur në Shtutgart, por pasi ka kryer shkollën në Croydon (Angli) nga 7 deri në16 vjeç ka bërë lëmsh tri shtete. Futbollisti i Bajernit të Mynihut figuron me pasaportë angleze dhe ka ardhur në jetë nga një baba nigerian dhe një nënë gjermane.

Duke parë talentin e madh të 17 vjeçarit si Gjermania, Anglia por dhe Nigeria, janë vënë në ndjekje se kush do mund ta ketë në perfaqësuese. Vetë Musiala ka të drejtë për të tre vendet por sipas mediave angleze, ai duket më i dhënë pas Gjermanisë.

Ndonëse Musiala ka veshur fanellën e moshave të Anglisë, Joakim Lëv, tekniku i Gjermanisë A, e ka në plan ta ftojë mesfushorin sulmues në një debutim me Kombëtarene madhe në mars, kur ‘Die Mannschaft’ të përballet me Islandën, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut në kualifikimet e Kupës së Botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!