Drita merr nigerianin e Menemenspor

Gjilanasit pasi kishin zyrtarizuar sot sulmuesin Irogue, firmosin edhe me mbrojtësin Henri Austine.

Menemenspor i ligës së parë turke, në vështirësi financiare, pas Selmanit largon edhe mbrojtësin e djathtë Austine.

Nigeriani 22 vjeçar Henri Onoka Austine i bashkohet Ditës së Gjilanit në Antalia. Aty ku skuadra e Nuhiut po kryen fazën përgatitore të dimrit.

Pas firmës mbrojtësi ka deklaruar:

Për mua është kënaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”, ka deklaruar Henri Austine.

Njoftimi i klubit:

“Klubi jonë FC DRITA në vazhdën e përgaditjeve në Antalya ka arritur që me suksesë ta mbyll edhe një marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi edhe ky sikurse Esosa ishin në prova me ekipin! 22 vjeqari Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bënë gara në ligën e parë turke. Henry ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysëm me ekipin dhe shpresojmë shumë në kontributin e tij në vazhdim të kampionatit. “Për mua është knaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!