Tirana prezanton sulmuesin Vairinen

Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin.” (Vairinen).

Nuk kanë pritur përfundimin e derbit sot në 18:00 për ta prezantuar. Tirana nxiton dhe fill pasi mbërriti dje në Rinas, sot Tim Vairinen vesh për herë të parë fanellën bardheblu. Për ta prezantaur, vetë drejtori Tefik Osmani.

Zgjedh numrin 14-të, atë të Johan Krujfit të famshëm të kombëtares holandeze të vitëve 70-80. Finlandezi i ngjan me konstruktin e tij. Kërkon ngjashmëri edhe në tifozeri ku shton se tifozeria e Dinamo Drezden, i ka lënë shije prej kampioni.

Tim Vairinen:

“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion.

Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne.

Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip.

Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët.

Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!