Vairinen zbarkon në Tiranë sot ndjek derbin në Elbasan

Sulmuesi 27 vjeçar Tim Vairinen iu bashkua Tiranës jo vetëm për pjesën e mbetur të kampionatit por do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm.

Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e Kombëtares finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze konsiderohet goditje e meraktos pas rastit Taulant Seferi që i përket sërish klubit kampion.

Ndërkohë dje Tim ka mbërritur në Tiranë teksa u prit në Rinas nga drejtori bardheblu Tefik Osmani. Vairinen, me gjasë do ndjekë derbin e sotëm Partizani- Tirana në ‘Elbasan Arena’. Kjo sfidë i është besuar për gjykim Enea Jorgjit.

Klubi e ka raportuar në rrjete:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!