E kërkoi Tirana, sulmuesi firmos për Shkupin

Sport 1, e bëri fakt të kryer marrëveshjen e Tiranës me 23-vjeçarin Cvetanovski gjatë ditëve të para të janarit por kjo ka rezultuar një flluskë sapuni.

Mësohet se sot, Matej Cvetanovski u largua nga ekipi i Vardarit dhe i bashkua Shkupit ndërsa nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me ekipin nga Çairi.

Cvetanovski luajti me fqinjët në pjesën e parë të sezonit në Ligën e Parë Maqedonase, por u desh të largohej nga Vardar për shkak të situatës financiare në klub.

Gjatë prezantimit te Shkupi, ai tha:

Unë jam i lumtur që po vij në një klub me një histori të pasur në skenën vendase dhe ndërkombëtare. Oferta nga Shkupi ishte më e mira për karrierën time. Shpresoj se do ta fitojmë titullin. Dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen. Unë njoh shumë futbollistë në Shkupi dhe do të adaptohem për një periudhë të shkurtër kohe ”, tha Cvetanovski.

23-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur edhe për Macedonia GJ dhe Pelister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!