Analiza/ Deri ku me stadiumet bosh?

Nga: Shpëtim Gjoshi


Me dialogun inekzistent, një letër publike drejtuar qeverisë, do ishte gjëja e duhur për të bërë prezente situatën aktuale të krijuar në kaq muaj krize në klubet e futbollit.

Pasiguria e futbollit nga vala e COVID-19 është kthyer në shqetësuese për ndeshjet e futbollit në stadiumet bosh të Shqipërisë.

Vazhdimi i garave zyrtare pa ndërprerje, mbetet një sfidë me shumë të panjohura. Si në Europë ashtu dhe në Shqiperi. Në të gjitha Ligat po luhet nën “logon” e heshtjes. Pa ditur se ku shkohet në fund të ditës…

Vini re: Ambientet e impantëve të ndryshme janë bosh. Aty ku futbollistët marrin stimën dhe karikimin legjitim për të nxjerrë një ndeshje argëtuese, produktive të cilësisë së lartë.

Por nëse ikim shpejt nga këto problematika, e keqja më e madhe vjen nga arkat bosh të klubëve të cilat herët a vonë, rrezikojnë falimentimin.
Mungojnë të ardhurat që vijnë nga biletat, sponsorët etj. Nga ana tjetër, persidentë klubesh që hedhin pareshtur para për të mbajtur në këmbë klubet me shpresën e regjenerimit të financave.

Në fakt, duket një plan i gabuar. Por dhe nëse del për mbarë, e mira e punës do ishte ti bëhëshin prezente qeverisë situatat përmes një shkrese të detajuar se përse shteti lipset të hedhë vështrimin nga futbolli dhe sporti në tërësi.

Me dialogun inekzistent, një letër publike do ishte gjëja e duhur. Për të mos akumuluar kriza në mes apo në fund të edicionit. Sporti është pjesë e rëndësishme e jetës së një vendi me shëndet, pa “vaksina”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!