Dialogu i ditës: President- trajner në versionin “fallso”

Në vend të së vertetës. Hamendësim sportiv i ditës me temën:

Çfarë biseduan sot drejtues-trajner për javën dhe 2021-in?!

Vllaznia: (Xhaferi-Brdariç)

Sponsori: “Mister të lumtë. Me kyt që i ke dhënë Shkodrës me skuadrën deri tesh, rrezik tifozët të bëjnë një bust prej heroi në qëndër të qytetit. Mos harro se këta që na ndjekin do bëjnë gjithëçka për të na kapur. Kam frikë Tiranën dhe deri diku Durrsin.”

Brdariç: “Nuk di ta them në shqip, por deri këtu ju them faleminderit ju lojtarëve dhe Voltanës. Do luajmë si dimë. Fundja europën e kapim…”

Partizani: (Demi-Daja)

Demi: “Daje çfarë bëhët me skuadrën se kam qënë pak larg këto ditë… I mori Olsi ata që kishit në plan? Mos harro se pas pak do kesh dhe Çinarin.(pauzë) Na morën në qafë me ato dy pikë që lamë me Fierin Ku e kemi kët javë? Aaaa po me Korçën atje. Se s’bën fitorën thuaja çunave se vjen derbi pastaj e ke parasysh, karikimi në maksimum. Ec vlla, se ditë të mira na presin…”

Daja: “Nuk e di president, po presim. Kemi gabuar të gjithë me Apoloninë. E pafalshme, do ishim 22 pikë. Se Shkodra s’ka ku shko… Mirë ishte të linim sa më prapa Tiranën, Teutën dhe Laçin… nesër e kam lënë për një takim me drejtorin. Të shohim…”

Laçi: (Laska- Duro)

Laska: “Profe, si e kemi skuadrën, ka ba kush ndonjë numër? S’ka ma numra. Ti, nuk të fal as në stërvitje po du me heq ma(e)rakun. Thuj atij Himës mos të harrojë ndonjë dokument për në Fier se do grumbullohemi atje.Kiri asht gati? Kena hec mirë por nëse nuk fitojmë të shtunën, kot…jena larg.”

Duro:Jo jo çunat janë flori. Ki parasysh, ndonjë shaka e bëjnë jashtë fushe. Duhet me i mbajt pak dhe afër. Kam nja dy mungesa…Apoloninë duhet me pas kujdes. Ia kam thënë dhe sot skuadrës, por them se do ta kalojmë. Kiri (Nuabueze) se kam vendos akoma, është stërvitur mirë.S’po i lë gjë mangut Harmon”.

Teuta: (Hasanbellu-Martini)

Hasanbelliu: “Ed, folën ata? (lojtarë që sipas presidentit kanë zhgënjyer në Shkodër). Na keni mërzit të gjithë. Ç’ishte ajo lojë? Kam duru shumë. Edhe me ju stafin do kem punë tani e mbrapa.. doni kët lojtar, ua kemi sjellë, doni lek ju kemi dhënë.”

Martini: “President ju keni të drejtë. Ta thashë edhe dje, disa nga ata që u besojmë nuk lozin kamën.Se kuptova fare atë neshje në Shkodër. U tregum pula… Lojtarët kanë për të ardh ku duhet. Me shpresë në Zot, do ngjitna shpjet.”

Tirana: (Halili-Dede)

Nevil, ç’kemi? Hë, si shkoi seanca sot? A janë gati për Krujën, se mos na bëjnë ndonjë budallëk?! Nuk ja kam ma besën. Pesë ndeshje pa fitore. Jemi Tirona o Nevil. Nesër do vijë edhe një lojtar tjetër, ta thotë Osmani…”

Dede: “Jena stërvit mirë. Ky Seferi, ka rrit edhe entuziazmin në grup.Them që tani e kanë radhën golat dhe pikët. Kastriotin e kalojmë kollaj,por dhe Partizonin. Ishalla na bohet dhe Kale se ai na ba shumë punë nga e majta. Kam hallin tat… se unë e kam të sigurtë se do e kapim kreun.”

Kukësi: (Gjici- Hallaçi)

A e dinë këta se kush është Kukësi? Më duket se nuk e dinë. Edhe me të rinjtë do kishim marrë ndonjë pikë në këto 5 javë. Mos të mërzitën se do e shohin kur të vijë radha e gjobave. Hallaç, fitoni ndeshjen me Vllazninë se do ju “zhduk” të gjithëve. Deri në fund të janarit ju du në majë… “

Hallaçi: “Nuk është se kena loz keq president. Mrapa kena probleme e kam thënë. Edhe ajo çështja e Limajt në mesfushë akoma spo zgjidhet. Por kam besim. Po mundëm Vllazninë, ndysho loja… Do fitojmë president, Elbasanin (fushën) e kam fat…”

Kastrioti: (Vogli-Ndreu)

Vogli: “Dane ç’kena? Pse ska ardh ai Rezi në stërvitje? Si shumë janë duke ba p…këto. Me marrë pikë me Tiranën, a kuptove? Thuju dhe skuadrës se na qitët nga kategoria. Rref Partizan e Laç e nuk rref Korçën. Nuk fol dy herë un, ose ma rreshto skuadrën se vij e ua them un nja dy fjalë…”

Ndreu: ” Çar të bash. Na marrun me korçën. Mirë që barazum se do kishim marrë fun. Na kthehen do Zoti ato që na mungun. Tirana rrëmujë ashtë kto ditë. Ishalla i gjejmë në gjumë…Nga Kategoria? As nuk bahet fjalë. E kan pre biletën ato dy të funit…”

Bylis: Kapllanaj- Dovedan:

“Veljkjo si ishte ai djali që sollëm? Me Teutën kanë barazu të gjitha në Durrës, pse mos të marrim pikë dhe ne. Dua pikët e lëna. Tek këto ndeshje duket sa takat ke. Do të sjellim dhe dy të tjerë deri nga java tjetër…”

Dovedan:

“President, gjëndja nuk është mirë. Na iku Murataj, ky Mëllugja gati dhe ky.. Nuk ecet kështu. Ta kam thënë me kohë dua lojtarë. Me kë të shkoj në Durrës?”

Skënderbeu: Takaj- Ahmataj

“Julo, home si janë ato që sollëm? Ai Zguro mu duk mirë dje po ky e kam hallin ky …afrikani? Bëni çmos e merrni pikë me Partizanin. Jul, kam besim tek ti. Folju atyre që ti beson se bëjnë diferencën. Ishalla humb dhe Ballshi në Durrës. Hë se harrova. Nëse nuk bëjnë ata çunat e rinj me thuaj ti përzë…”

Apolonia; Kokëdhima- Kamarata

“Mirëdita mister. Ju kam parë optimistë këto dy ditë. Ju kam përgëzuar për atë barazim me Partizanin, por ne duam të ecim. Të bëjmë progres nga ndeshja në ndeshje. Me Laçin do ta kemi pisk. I njoh mirë ata. Kanë skuadër të fortë por ti më duket e ke formulën fituese.. “

Kamarata: “Shpresojmë zoti president. Skuadra është mirë, po punojmë…”

(Shënim: Improvizimi miqësor dhe me dialekt krahinor) Përgatiti: Isuf Myrtaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!