Dallgë te Tirana e piktorë te Kastrioti, batuta ka kudo

Vëzhgim:

Kur trajnerët kthehen në karizmatikë.

Tri takime sot për javën e 14-të të sezonit të 82 në Kategorinë Superiore me fitoret e pritshme të Tiranës e Partizanit të cilat ndëshkuan respektivisht Kastriotin e Skënderbeun me të njëjtin rezultat 2-1.

Befasi në Fier aty ku bardhjeshilët mundin Laçin 1-0.

Por tej shifrave teknikë, ajo që u pa pas ndeshjeve ishte loja e trajnerëve në konferecën për shtyp.

Pikante nga trajnerët:

Nevil Dede, Tirana:
Te Tirana nuk të fal askush asgjë, duhet ta marrësh gjithmonë.
Ka kaluar një dallgë, po ky klub ka gjithmonë dallgë, deti është i trazuar dhe kur nuk ka rezultate përsëriten situatat”

Ramazan Ndreu, Kastrioti:

Në pjesën e parë kishim në fushë dy piktorë, pasi nuk mund t’u thuash futbollistë atyre që shëtisin. “

Kabricio Kamarata, Apolonia:

Derisa jemi në fund, një problem e kemi. Jam këtu për vlerat që ka Apolonia”

Shpëtim Duro, Laçi:

Pse ishte faull goli i Apolonisë? Nuk e kisha kuptuar gjatë lojës. I kam frikë të tilla ndeshje”

Julian Ahmataj Skënderbeu:

“Nuk ke çfar ti analizosh kësaj ndeshjeje. Me kthimin e Shalës do rregullohemi, Ai është lider në mbrojtje”.

Ilir Daja, Partizani:

Skemat sot ishin në plan të dytë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!