Bardheblutë besojnë te pafajësia

Tirana reagon pas lajmit se FIFA i ka mbyllur merkaton.

Kampionet në fuqi të Shqipërisë, kishin plane konkrete për merkaton e janarit aq sa shumë futbollistë të pjacës së lartë ishin pranë firmës me bardheblutë.

Gjithësesi gjyqi i humbur në FIFA me lojtrain nga Mali, Moktar Cise, ka turbulluar atmosferën dhe klubi duket se ka hyrë në një ngërç të paparashikuar.

Megjithatë te Tirana, ka dhe reagime publike duke sqaruar se ata po bëjnë të pamundurën që merkato të zhbllokohet.

Postimi:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e çështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një çështje në të cilën klubi ka qënë palë e tretë. Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje. Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!