Rama: Partizani të seleksionojë me kujdes…

Drejtorii Përgjithëshëm i Partizanit, Olsi Rama në një intervistë për RTSH Sport, foli gjërë e gjatë lidhur me mundësitë e merkatos së janarit. Te skuadra kuqe, sipas drejtorit do mudn të afrohen futbollistë që bëjnë diferencë.

Vendimi i CAS…

“Sigurisht është ajo që për ne punuam, objektivi i të gjithë gjyqit që bëmë ishte në planin sportiv të hapnim merkaton dhe ia arritëm kësaj gjëje, një sukses në këtë pjesë. Tani besoj se ndihmon, ndihmon edhe në faktin për përpjekjet tona të rrisim konkurrencën në ekip.

Merkato?

“Kemi investiguar dhe kemi parë profile të ndryshme, sigurisht që nuk ishim në pozitë që të bënim propozime për arsye se nuk e dinim se çdo të ndodhte, por duke qenë se kishim besim për përgjigje pozitive kemi bërë detyrat e shtëpisë për një pjesë të punës.Sigurisht që merkato për specifikën që ka tani, ose do të marrësh lojtarë që iu ka mbaruar kontrata e luajnë pak, ose që kanë ardhur dëmtimet dhe nuk kanë gjetur hapësira.

Kështu që duhet që stafi përzgjedhës të jetë shumë më i kujdesshëm në seleksionim. Ne do të kërkojmë ata që do të na duken më të mirët për të plotësuar organikën dhe që t’i shkojnë përshtat skemës së Partizanit dhe të kenë miratimin e stafit teknik”.

Ferhan Hasani dhe interesimi i Tiranës që tashmë iu bllokua merkato nga FIFA, avantazh për Partizanin?

“E dëgjova lajmin për mbylljen e merkatos së Tiranës, uroj që të mos kenë ndonjë problem, që ta zgjidhin se në fund kampionati bëhet më i bukur kur skuadrat janë më të forta. Nuk mendoj që na sjell avantazh, tregu i futbollistëve është shumë i madh dhe i takon stafit që përzgjedh lojtarët të bëjnë detyrën dhe të përzgjedhin më të mirët. Ne shohim brenda shtëpisë sonë, shohim ato pozicione ku ne kemi nevojë. Sigurisht, Kukësi, Teuta dhe Vllaznia do të kërkojnë përforcime. Ne do të shikojmë objektivat që na bëjnë punë ne dhe jo objektivat që do t’i bënin punë një ekipi tjetër”, Olsi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!