Koeman, ditë të numëruara te Barça

Afrojnë zgjedhjet presidenciale, tekniku i Barcelonës në 24 janar, mëson të ardhmen.

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Karles Tuskuets, do të qëndrojë në postin e lënë vakant nga Bartomeu deri më 24 janar. Në të vërtetë, përpos luftës për të marrë kreun e klubit nga një mori kandidatësh, në mes është edhe fati i Ronald Koeman.

A do të pësojë të njëjtin fat Ronald Koeman si Kike Setien i cili në janar u zgjodh për të zëvendësuar Ernesto Valverden? Fundi i sezonit ishte vërtetë shokues për Barçën me humbjen e titullit të La Ligas dhe mbi të gjitha poshtërimin në Ligën e Kampionëve nga Bajerni 8-2.

Sakaq, Ronald Koeman, ish-lavdia e Barçës, ndërsa luajti nga 1989 deri në 1995, bëri kthimin e tij në Camp Nou me një mision të madh, për të kthyer Barçen e madhe. Sidoqoftë, për momentin, është larg përmbushjes së misionit pasi rezultatet janë kaq zhgënjyese.

Ndërkaq Viktor Font, njëri nga kandidatët potencialë për të fituar fronin presidencial Blaugrana, parapëlqen Ksavin. Por dhe të tjerë kandidatë, kanë preferenca të tjera. Në këtë pikë, holandezi në 24 janar, duket në fije të perit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!