Reali bën bilancin, Perez…

Klubi më i madh në planet, Real Madrid, edhe pse duket se ia ka dalë të përballojë pandeminë globale me ndikim në financa, ndjen se figuron me humbje (minimale).

Së fundi Real Madrid ka aprovuar një defiçit prej 68 milion për 2020/2021. Diferenca përfaqëson afërsisht 42 milion € të kursimeve nga uljet e pagave teksa ka 26 milion € që mungojnë për klubin për të bërë në bilanc shënjen zero humbje.

Sidoqoftë kur vështron situatën analoge te klube të mëdha apo të vogla në Europë, duket se politikat e presidentit të galaktikëve Florentino Perez, duken fantastike. Aq më tepër kur klubi ka kohë që po hedh euro për rikonstruksionin e ‘Santiago Bernabeu’-t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!