Daja, përgjigja e tamponit negativ

Partizani nuk i bëri mirë detyrat e javës së kaluar ndërsa barazoi si pritës me Bylis 0-0. Megjtihatë para takimit u raportua se tekniku Ilir Daja ishte larg skuadrës pasi dyshohej për infeksion me Koronavirus

Mirëpo, duket se gjithëçka ishte alarm fals pasi së fundmi ai dhe klubi janë qetësuar pasi kanë marrë përgjigjen e tamponit dhe trajneri pavarësisht shqetësimëve paraprake, ka rezultuar negativ.

Tekniku i kuq, pritet të dalë sot në konferencë për shtyp teksa përpos analizës së situatës së skuadrës përpara ndeshjes së nesërme me Kastriotin në ‘Selman Stërmasi’, të thotë diçka edhe për shëndetin personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!