Xhoshua-Pulev, në ring ngjitet dhe Marku

Sot në Londër në ‘O2 Arena’, kampioni i madh i boksit Entoni Xhoshua do të ndeshet për peshat e rënda me bullgarin 39 vjeçar Kubrat Pulev duke nisur nga ora 23:00.

Britaniku zotëron titujt e federatavae të WBA,IBF dhe IBO ndërsa sot ka rastin të mbrojë gjerdanët në një duel i cili pritet të jetë i luftuar.

Ndërkaq enkas për këtë duel, organizatorët kishin parashikuar të hapnin dyert e stadiumit të Totenhemit por COVID-19, i prishi planet dhe dueli me shumë gjasa do të ndiqet nga një numër i reduktuar njerzish që varijon deri në 1000 vetë.

Ndërkaq boksieri shqiptar, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të zhvillojnë një tjetër deul të madh sot në ringun e Londrës. Xhimi Stjuart është rivali i boksierit shqiptar në “Wembley Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!