Olimpiada ‘Tokio 2020’, mbahet me apo pa vaksinën e COVID-19

Olimpiada ‘Tokio 2020’, nis në 23 korrik 2021. Toshiro Muto, drejtori ekzekutiv i komitetit organizues tha se Lojrat Olimipke shkojnë përpara me apo pa vaksinën ndaj COVID-19.

Sipas një raporti të lëshuar nga organizatorët e Lojrave Olimpike ‘Tokio 2020’ janë ndalur në një takim ku është diskutuar në detaje mënyra e zhvillimit të aktivitetit botëror.

Atletëve pjesëmarrës në Olimpiadë, do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ për COVID-19 i bërë jo më shumë se 72 orë para mbërritjes së tyre në Japoni dhe do t’i nënshtrohen testimit të tamponit çdo 96-120 orë.

Sakaq, qeveria Japoneze dhe administrata e zonës metropolitane të Tokios, diskutuan se si kryeqyteti japonez planifikon të organizojë Lojërat Olimpike verën e ardhshme. Cilat masa duhet të zbatohen për të siguruar një mjedis të sigurt për atletët dhe të gjithë pjesëmarrësit në Olimpiadë.

Aktualisht, kushdo që vjen në Japoni duhet të kalojë 14 ditë në karantinë, por atletët dhe derjtuesit e tyre për Olimpiadën do të përjashtohen nga ky kufizim.

Më shumë se 15,000 atletë pritet të shkojnë në Tokio dhe të marrin pjesë në Olimpiadë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!