Boksieri Marku ndihet i vjedhur, barazon me Stjuart

Barazoi në ringun e Londrës (me pikë 76-76), boksieri Florian Marku shpërthen në lot e akuza.

Florian Marku ka barazuar kundër Xhejms Stjuart pak çaste më parë në një duel të luajtur në Wembley. Ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve.

Në raundin e tretë nga tetë të luajtur, Marku e hodhi në gjëndje
‘nok-daun’-i rivalin por më pas gjithëçka erdhi duke u balancuar. Paçka se dhe në raundet finalë, Marku ishte dukshëm dominant.

Pas ndeshjes Marku ka deklaruar se gjyqtari i ndeshjes ka gabuar si të ishte një amator.

A e njeh ky gjyqtar boksin? Unë u godita vetëm një herë pastër. Ata po shkatërrojnë karrierën time. Si mund ta nxjerrin barazim? Më goditi vetëm një herë pastër në kokë. Ndoshta se jam nga Shqipëria e ai është nga Anglia. Unë po stërvitem, po luftoj, po se është nga Anglia i jep barazim ky”,tha i indinjuar ndër të tjera shqiptari.

Ndërkaq rreth orës 23:00 në ringun e Londrës, për peshat e rënda, do të ndeshën Xhoshua-Pulev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!