Daja: Ndryshojmë taktikisht, me Teutën vendos mesfusha

Me Ilir Dajën në krye, ky Partizan po tregon se di të luajë bukur, të fitojë e të pretendojë titullin edhe në kushtet e penalizimit nga FIFA për të bërë merkato. Nesër pret Teutën në ‘Elbasan Arena’ në një duel force prej pretendentësh.

Sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me durrsakët, Daja paralajmëroi se shtyrë nga faktorë të ndyshëm, mund të ketë edhe ndryshime në formacion.

Daja:

Partizan ndryshe?

“Mendoj se nuk do të ndryshojmë shumë, edhe pse kemi nevojë për rotacion. Do ketë lëvizje të limituara, ose mund të luajmë me të njëjtin formacion. Kemi një seancë dhe më pas do të vendosim bashkë me stafin. Ajo që do të ndryshojë është manovra në fazën e sulmit, kjo jo vetëm sa u takon sulmuesve por gjithë ekipit në aksionet ndërtuese.

Me Teutën :

“Do të zgjidhet nga episodet për vetë faktin që Teuta nuk ka humbur ende dhe ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë. Do të jetë një ndeshje e luftuar në mesfushë. Kjo do të sjellë vështirësi për të dyja ekipet në ndërtimet e aksioneve sulmuese.

Përplasje objektivash: 

“Jam këtu të flas për pjesën e Partizanit, Teuta i di vetë objektivat e veta. Kanë të drejtën të kenë objektiva maksimale, pasi fituan Kupën e Shqipërisë dhe kanë ruajtur grupin. Edhe pse nuk kanë fituar shumë, ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur.

Terreni i “Elbasan Arenës”:

Fusha në Elbasan favorizon ekipin më të mirë. Është në favor të ekipit që komandon lojën dhe shpresoj të jemi ne. Partizani ka luajtur 4 ndeshje në transfertë dhe dy në Elbasan. Pas Vllaznisë kemi shumicën e ndeshjeve në shtëpi.

Asani? 

Nëse kemi ecuri pozitive, e gjithë merita është e lojtarëve. Ata kanë sakrifikuar duke luajtur edhe në pozicione jo natyrale. Është e gjithë lojtarëve, pasi kemi vetëm katër mbrojtës dhe nuk kemi pësuar. Kjo nënkupton që faza e mbrojtjes ka funksionuar mirë dhe kjo për meritë të gjithë djemve. Kemi Bardhin që luan në pozicion të ri, por do kohë.

Asani ka potencial, është nga më të mirët në aspektin individual. Dëmtimi e penalizoi. Kur të jetë në gjendjen më të mirë mund ta nisë nga fillimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!