Nisin liçensimet për sezonin 2021-22

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proçes do të përmbyllet më 31 Mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proçes. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë.

Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Liçensimit do të organizojë seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për liçensë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces, shkruan FSHF në një njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!