Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, drejton Duka

Miratohet Rregullorja e Liçencimit të klubeve në kompeticionet UEFA për vitin 2020.

FSHF në një njoftim të së shtunës bën me dije në zyrtaren e saj se Komiteti Ekzekutiv nën drejtimin e presidentit Armand Duka ka zhvilluar mbledhjen me temë: “Rregullorja e Liçencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020. Në fund të saj ka ardhur miratimi unanim.

Njoftimi:

Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.

Në këtë mbledhje u miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.

Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!